DYLON

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale me fushatë për qytetarët gjilanas

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Të enjten në Gjilan, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale do të zhvillojë fushatë informuese/vetëdijesuese me qytetarët e Gjilanit. Stafi i Agjencisë do të ngrisë dy stenda në hapësirën afër Teatrit të Qytetit, si hapësirë e frekuentuar, nga ku do të zhvillojë komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarë, do të shpërndajë materiale promovuese (fletëpalosje, broshura, kapela, flamuj etj.) për fushëveprimtarinë e Agjencisë, rreth të drejtave të qytetarëve mbi privatësinë etj.
Fushata do të fillojë në orën 09:30 dhe do të mbyllet rreth orës 12:00. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.