DYLON

Agjencia për Menaxhim të Emergjencave nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me agjencinë Japoneze JICA

Agjencia për Menaxhim të Emergjencave nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me agjencinë Japoneze JICA
Avatar photo Redaksia

Agjencia për Menaxhim të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Ndërkombëtare të Bashkëpunimit (JICA) të Japonisë.

Me këtë marrëveshje do të bëhet implementimi i Sistemit të Paralajmërimit të Hershëm të Zjarreve Malore– (NFFIS) dhe Zvogëlimit të Rrezikut nga rrëshqitjet me metoda ekologjike ECO-DRR. Ky projekt do të implementohet në periudhën 5 vjeçare, ku JICA do të financojë dhe ndihmojë me ekspert në realizimin e kësaj marrëveshje.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes morën pjesë: z. Jiro Takeichi, Përfaqësues Kryesor i JICA Balkan Office, z. Mitsunori Ogasawara, Ushtrues Detyre i Ambasadorit të Ambasadës Japoneze në Kosovë dhe drejtori i Përgjithshëm i AME-së, z. Fadil Kodra.

EkoHigjiena

Drejtori i Përgjithshëm i AME-së, z. Fadil Kodra me këtë rast falënderoi shtetin japonez për vullnetin dhe besimin e shprehur në mbështetje të Kosovës për ngritjen e kapaciteteve në fushën e menaxhimit emergjent dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim me qëllim të arritjes së rezultateve të përbashkëta.