DYLON

Agjencia e Statistikave të Kosovës me sesion informues për studentët e UKZ-së

Agjencia e Statistikave të Kosovës me sesion informues për studentët e UKZ-së
Avatar photo Redaksia

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, është mbajtur sesion informues nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në lidhje me Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në kuadër të përgatitjeve të fushatës për sensibilizimin e opinionit publik rreth rëndësisë dhe përfitimeve nga ky proces i rëndësishëm me karakter kombëtar për vendin.

Fillimisht të pranishmit i ka përshëndetur Prof. Dr. Sadik Haxhiu, prorektor për mësimdhënie dhe çështjeve të studentëve, i cili njëherësh ka falënderuar ASK për organizimin e sesionit, duke thënë se kjo do jetë një mundësi e mirë për studentët si në anën financiare po ashtu edhe për fillimin e praktikës profesionale për ta.

EkoHigjiena

Ndërsa përfaqësuesit e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Hazbije Qeriqi dhe Burim Gashi, para studentëve të UKZ-së, kanë treguar rëndësinë që përbën procesi i regjistrimit të popullsisë, se si do realizohet grumbullimi, përpunimi dhe publikimi i këtyre të dhënave. Ata kanë thënë se edhe studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, mund të aplikojnë të jenë pjesë e këtij procesi si mbikëqyrës ose regjistrues.

Nga studentët pati interesim, kryesisht në pjesën se si do zhvillohet regjistrimi i popullsisë, kohëzgjatjen, cilët parametra përfshin dhe karakteristika tjera me rëndësi.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.