DYLON

Agjencia e Kosovës për Akreditim ka ri-akredituar shtatë programe studimi të Universitetit të Gjilanit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) gjatë vitit 2016 ka bërë vlerësimin e institucioneve publike dhe private të arsimit të lartë në Kosovë. AKA ka pranuar aplikacionin edhe nga Universiteti “ Kadri Zeka” për ri/akreditimin e 7 programeve të studimit në nivelin BA. Kështu në bazë të rekomandimeve të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit, dhe në bazë të Ligjit mbi Arsimin e Lartë dhe Udhëzimit Administrativ për Akreditimin e IAL-ve në Kosovë, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) në mbledhjen e mbajtur me 6 Korrik 2016 ka marrë vendim dhe ka akredituar 7 programe të studimit të Universitetit “Kadri Zeka” për periudhën 3 vjeçare , 1/10/2016 – 31/9/2019.

Për Fakultetin e Edukimit janë akredituar programet e studimit: Arsimi Fillor/BA; Arsimi Parashkollor/BA , në Fakultetin Ekonomik janë akredituar programet: Banka, Financa dhe Kontabilitet/BA; Marketing/BA dhe Menaxhment e Informatikë BA, programet e studimit në Fakultetin Juridik/BA dhe në Fakultetin Shkenca Kompjuterike/BA.

EkoHigjiena

Agjencia e Kosovës për Akreditim ne Universitetin “Kadri Zeka” ka realizuar procesin e vlerësimit dhe ri/akreditimit me ekspertë ndërkombëtarë të akreditimit përgjatë muajve Prill, Maj dhe Qershor 2016. /2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.