DYLON

Agim Zuzaku, kryetar i Degës së AAK-së në Gjilan

Agim Zuzaku, kryetar i Degës së AAK-së në Gjilan
Avatar photo Redaksia

“Për shkak të rrethanave me të cilat po ballafaqohemi si shoqëri e si shtet, dhe mbarë njerëzimi si pasojë e pandemisë Covid-19, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dega në Gjilan, nuk ka mundur të organizoj një proces të brendshëm zgjedhor, andaj sot mblodhëm Këshillin Drejtues të degës në Gjilan i cili zgjodhi kryetarin e saj. Këshilli Drejtues i degës së AAK-së në Gjilan, më votë unanime ka zgjedh kryetar të degës, Agim Zuzakun”, ka bërë me dije Ardian Azemi nga Zyra për Informim e AAK-së në Gjilan, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Kujtojmë se Agim Zuzaku ka qenë nënkryetar i AAK-së në Gjilan dhe ish drejtor i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Gjilanit nga radhët e këtij subjekti politik.

Zëdhënësi Azemi ka ofruar të dhëna për kryetarin e ri të AAK-së së Gjilanit, si më poshtë.

EkoHigjiena

Kush është Agim Zuzaku?

Të gjithë e njohin si ish-Drejtor i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Gjilanit. Zuzaku ka shërbyer si drejtor në periudhën 2015-2018, ndërsa ishte edhe Kryetar I Klubit të Volejbollit “Drita”, dhe punëtor sportive për vite me radhë. I lindur më 21 shkurt 1979, i martuar dhe ka një vajzë.

Është ekonomist i diplomuar, tani në procedurat përfundimtare për titullin Doktor I shkencave në fushën e menaxhimit. Përveç Gjilanit, Zuzaku njihen edhe më gjerë si Asistent shumë vjeçar i Profesorit tanimë të ndjerë, Dr. Rifat Blaku, në lëndët; Ekonomi e Resurseve, Ekonomia e Kosovës dhe BE-së, dhe Menaxhimi i Resurseve Njerëzore. Aktualisht është Këshilltar Politik I ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit.

Karriera e tij fillon në vitin 2000 duke menaxhuar projekte në organizatën jo qeveritare QHMNR, pastaj nga viti 2005 në administratën publike, duke menaxhuar Zyrën për Bashkëpunim me Donatorë dhe Investitorë e më pas edhe Zyrën për Integrime Evropiane në kuadër të Ministrisë së Energjisë dhe Minierave. Zuzaku ka qenë edhe Këshilltar Politik në Ministrinë e Administratës Publike në vitin 2009-2011. Ndërsa, në sektorin privat ka menaxhuar kompaninë ESG e cila merret me konsulencë, trajnime dhe hartimin e studimeve të fizibilitetit. Karrierën politike e ka filluar në vitin 2005 fillimisht si nënkryetar i të rinjve të AAK, më pastaj sekretar i Degës së AAK-së në Gjilan, nënkryetar i Degës së AAK-së në Gjilan dhe anëtar i Këshillit Drejtues të AAK-së në nivelin qendror. Tani e tutje ai do të drejtojë Degën e AAK-së në Gjilan. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.