DYLON

Agim Vinca fitues i çmimit të parë të Orës letrare

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Po vazhdojnë të mbahen aktivitete të ndryshme kulturore e sportive, në kuadër të Manifestimit “Flakadani i Karadakut 20015”, me që rast sot është mbajtur Ora e madhe letrare, në të cilën u lexuan 25 poezi të shkrimtarëve e krijuesve nga mbarë hapësirat shqiptare.

Duke përshëndetur të pranishmit, nënkryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, është shprehur se krijuesit të cilët me prezencën e tyre e madhështuan Manifestimin e Flakadanit të Karadakut, janë po ata që tani në kohën e paqes po e fuqizoni edhe më shumë veprën e dëshmorit të kombit që ra për çlirimin e trojeve etnike.

EkoHigjiena

“Vetë prezenca e juaj nga të gjitha trojet shqiptare e që sot jeni këtu në këtë ngjarje, tregon rrugën që ju po e trasoni për të cilën edhe ranë dëshmorët. Kjo formë e angazhimit me krijimet tuaja është historia më e mirë për gjeneratat dhe brezat e rinj që po na vijnë”, ka thënë Aliu.

Ndërsa në emër të këshillit organizativ të Orës Letrare, Ismajl Baftjari tha se është detyrë e jona njerëzore, humane, e patriotike që të përkujtojmë njerëzit e mëdhenj, njerëzit që kanë sakrifikuar gjënë më të shtrenjtë për interesa kombëtare e njerëzore.

Juria profesionale e kësaj ore letrare në përbërje prof.dr Isak Shema, Xhemë Karadaku dhe Xhevat Latifi, ka vlerësuar krijimet më të dalluara nga 25 poezi që u deklamuan në këtë ngjarje kulturore. Si poezia më e mirë që u nderua me çmimin e parë u veçua

“Epitaf për të rënët në Tivar” e Agim Vincës, çmimi i dytë për Adem Gashin me poezinë “Atdheu” dhe vendi i tretë ju dha Elfete Mustafës me poezinë “Dje dhe sot”.

Në këtë ngjarje, u promovua edhe libri “Ashti i Kombit” i autorit Azgan Haklaj. Për pjesëmarrësit e Orës letrare, organizatorët i nderuan me mirënjohje, ndërkohë u shtrua një koktej në sallën e galerisë së Arteve në Viti. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.