/2L ONLINE/ – Nën përkujdesjen e Klubit të Shahut “Vitia” dje për herë të dytë në Viti, janë mbajtur garat memorial të shahut “Gursel dhe Bajram Sylejmani” .
Në këtë turne i cili llogaritët si turneu më i madh i shahut në këtë komunë, ku morën pjesë mbi 76 shahistë nga vendet e ndryshme të trojeve shqiptare. Në turneun në fjalë ka marrë pjesë edhe përfaqësues nga Federata e Shahut të Kosovës, Nysret Avdiu ndërkaq të pranishmit i ka vizituar edhe Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.
Këto gara u zhvilluan sipas sistemit Zviceran nga 9 xhiro dhe fitues doli, Agim Shemshiu nga Kumanova, ndërsa vendin e dytë e zuri Fatmir Qorri nga Drenasi si dhe vendi i tretë i takoi Gëzim Kasumit nga Gjakova. Në fund të këtij turneu u bë ndarja e shpërblimeve të cilët u ndanë nga Kryetari i Federatës së Shahut, Nysret Avdiu dhe djali i dëshmorit të Gursel Sylejmanit- Diell Sylejmani. /2L ONLINE/