DYLON

Agim Shala: I nderuar që po e marr përkrahjen nga bashkëvendasit e mi, do t’i përfaqësoj dinjitetshëm

Agim Shala: I nderuar që po e marr përkrahjen nga bashkëvendasit e mi, do t’i përfaqësoj dinjitetshëm
Avatar photo Redaksia

Agim Shala është njëri nga kandidatet për Asamblenë Komunale të Gjilanit nga radhët e Bashkimi për Ndryshim – Anamorava (BNA), i cili ka thënë se në takimet e shumta përgjatë ksëaj fushate ka parë domosdoshmërinë e realizimit të projekteve të ndryshme që janë në interes të qytetarëve dhe për t’u angazhuar në këtë drejtim, ai tha se u ka thënë zotime atyre qytetarëve, nga të cilët edhe ka marr mbështetje për zgjedhjet e 12 tetorit.

“Qytetarët kanë shumë nevojë për projekte konkrete që janë të prekshme për ta e që mund t’ia përmirësojnë jetën dukshëm andaj edhe angazhimi im posa të jem në ulëse ne Kuvnedit komunal do të jetë në këtë drejtim. Ai tha se me kujdes ka dëgjuar edhe qytetarët në takimin që pati në Ponesh”, ka thënë Shala.

Përndryshe, ai tha se do të bashkëbisedojë me qytetarë, do të hartojjë bashkarisht kërkesa, do t’i adresojnë në adresat e duhura, ndërkohë që do t’i ngris ato në kuvend, por edhe do të angazhohet që ekzekutivi t’i fus në prioritete dhe t’i realizojë ato sa më parë.

Ai edhe njëherë ka ftuar qytetarët gjilanas, që t’i besojnë dhe ta votojnë Bashkimin për Ndryshim – Anamorava, BNA me numër 184, dhe atë si kandidat për Asamblenë Komunale të Gjilanit me numër 4, në mënyrë që të përfaqësohen dinjitetshëm në Kuvend.