DYLON

Agim Shala: Do të angazhohem për realizimin e projekteve që i kërkojnë qytetarët, veçanërisht bashkëvendësit e mi

Agim Shala: Do të angazhohem për realizimin e projekteve që i kërkojnë qytetarët, veçanërisht bashkëvendësit e mi
Avatar photo Redaksia

Agim Shala është njëri nga kandidatet për Asamblenë Komunale të Gjilanit nga radhët e Bashkimi për Ndryshim – Anamorava (BNA), i cili, i bindur se do ta ketë mbështetjen e votuesit gjilanas, tregon fokusin e tij që do ta ketë si anëtar i Kuvendit.

Ai tha se vije nga Poneshi, andaj në rend të parë, si anëtar i Kuvendit do ti ngris çështjet që janë në interes për qytetarët e kësaj ane, por edhe fshatrave përreth, e në veçanti do të ketë angazhim edhe për Bresalc.

Ai thotë se Poneshi por edhe Bresalci kanë shumë nevoja, por ndër çështjet e para për të cilat do të angazhohet dhe do ta ngris zërin, është që në këto fshatra të realizohen projekte që janë të nevosjhme për qytetarët si: trotuar, ndriçimi publik, ujësjellës, të ndihmohen fermerët e këtyre fshattrave me më shumë subvencione, të rregullohet infrastruktura rrugore aty ku nuk ka dhe të gjitha projektet që dalin nga kërkesat qytetare të asaj ane.

Përndryshe, ai tha se subjekti i tij është i veçantë për faktin që i jep llogari drejtpërdrejt qytetarëve e jo partive në qendër apo grupeve të interesit, andaj edhe lidhja mes BNA-së dhe e qytetarit është e drejtpërdrejt.

Andaj ai thërret qytetarët, e veçmas, bashkëvendësit e tij nga Poneshi si dhe ata nga Bresalci, por edhe gjilanasit tjerë, që t’i besojnë dhe ta votojnë Bashkimin për Ndryshim – Anamorava, BNA me numër 184, dhe atë si kandidat për Asamblenë Komunale të Gjilanit me numër 4.