DYLON

Agim Rashiti me gjakun e tij ka njomur kërkesën politike për liri dhe pavarësi

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në 26 vjetorin e rënies në demonstratat e vitit 1989 në Gjilan, është përkujtuar sot dëshmori i kombit, Agim Rashiti. Me këtë rast, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë ka vënë sot kurora lulesh para bustit të dëshmorit të kombit, në vendin e rënies.

Kryetari Haziri ka thënë Agim Rashiti ra dëshmorë në kohën e lëvizjeve të mëdha politike për të drejta politike nacionale në vitet 89-90.

EkoHigjiena

“Agim Rashiti në moshën e vet të rinisë u bë hero në kohën e lëvizjeve të mëdha politike për të drejta politike nacionale në vitet 89-90 dhe me gjakun e tij ka njomur kërkesën politike për liri dhe për pavarësi. 26 vjet më herë nuk ka mundur të jetë ndryshe pos ecja e njëjtë në thirrjen e baballarëve tanë dhe kryengritësve tanë, të cilët kanë qenë krenaria jonë. Derdhja e gjakut të Agimit me shokë ka qenë sakrificë e njëjtë në rrugën që e kemi nisur dhe rrugën që duhet të vazhdojmë bashkërisht. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tij”, tha kryetari Haziri.

Në emër të familjes ka folur asamblisti i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Nevzad Rushiti, i cili ka falënderuar kryetarin Haziri, bashkëpunëtorët dhe të gjithë të pranishmit për respektin e treguar./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.