DYLON

Agim Ramadani, frymëzimi ynë i përditshëm për të punuar me dinjitet për vendin që ai aq shumë e deshi

Agim Ramadani, frymëzimi ynë i përditshëm për të punuar me dinjitet për vendin që ai aq shumë e deshi
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka përkujtuar komandantit Agim Ramadani, në 27 vjetorin e rënies heroike.

“Sot u bënë 27 vite nga rënia heroike e komandantit Agim Ramadani. Në këtë përvjetor ne nuk përkujtojmë vetëm një ushtarak të shkëlqyer, por një strateg të jashtëzakonshëm që me intelektin dhe artin e tij i dha një dimension tjetër luftës për liri”, ka thënë Hyseni.

EkoHigjiena

I pari i Gjilanit ka thënë se Agim Ramadani mbetet frymëzimi ynë i përditshëm për të punuar me dinjitet për vendin që ai aq shumë e deshi dhe e projektoi në vargjet e tij.

“Përulemi para veprës së tij dhe të gjithë dëshmorëve të Brigadës 138, të cilët shkruan historinë më të lavdishme të Kosovës moderne. Lavdi e përjetshme”, ka thënë kryetari Hyseni.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.