17 vjet pas betejës së Koshares, me të cilën u thye kufiri ish RSFJ – Shqipëri, dy komandantët e mëdhenj të saj, Agim Ramadani dhe Sali Çekaj janë bërë pjesë e pullave postare të vendit. Beteja e Koshares është një prej betejave më të lavdishme të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Agim Ramadani dhe Sali Çekaj janë dy prej figurave më të shquara të UÇK-së. Vepra dhe sakrifica e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës janë pjesë e ndritur e historisë së popullit tonë me të cilën krenohemi të gjithë,
Për kontributin e jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, luftëtarët e lirisë Agim Ramadani dhe Sali Çekaj janë nderuar me urdhrin “Hero i Kosovës”.
“Emetimi i pullave postare me portretet e dy dëshmorëve është një nder i veçantë për Postën e Kosovës. Ato do ta rrisin edhe më shumë vlerën e Filatelisë së Postës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Postës së Kosovës.
Vlerat tona historike dhe kombëtare do të promovohen edhe në të ardhmen përmes imazheve të pullave postare të Filatelisë së Postës së Kosovës.