DYLON

Agim Ademi: Urime FC Drita arritja historike

Agim Ademi: Urime FC Drita arritja historike
Avatar photo Redaksia

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e ka uruar skuadrën e Dritës  për suksesin e treguar në garat e fazës së ligës në UEFA Conference League, pasi, falë rezultateve dhe pikëve të grumbulluara, u radhit në mesin e 24 ekipeve.

“FC Drita ka shkruar një faqe të re në historinë e futbollit kosovar, duke u bërë klubi i parë që kalon fazën e ligës në UEFA Conference League dhe siguron kualifikimin në “play-off” të fazës nokaut. Ky sukses nuk është i rastësishëm, por fryt i punës së palodhshme të stafit të trajnerëve, investimeve të drejtuesve të klubit dhe përkushtimit e karakterit të treguar në fushë nga ana e futbollistëve”, ka thënë presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

EkoHigjiena

Ja postimi i tij i plotë:

Urime FC Drita arritja historike

FC Drita ka shkruar një faqe të re në historinë e futbollit kosovar, duke u bërë klubi i parë që kalon fazën e ligës në UEFA Conference League dhe siguron kualifikimin në “play-off” të fazës nokaut.

Ky sukses nuk është i rastësishëm, por fryt i punës së palodhshme të stafit të trajnerëve, investimeve të drejtuesve të klubit dhe përkushtimit e karakterit të treguar në fushë nga ana e futbollistëve.

Edhe pse përballja e fundit ndaj një rivali të fortë si Rayo Vallecano në Madrid nuk përfundoi me rezultat pozitiv, performanca e përgjithshme me 8 pikë të grumbulluara dëshmon pjekurinë e skuadrës sonë kampione në këtë nivel të garave evropiane.

Ky sukses i Dritës e rrit pashmangshëm prestigjin e Superligës sonë dhe shërben si shembull dhe motivim për të gjitha klubet e tjera kosovare.

Përgëzime të sinqerta futbollistëve, shtabit teknik dhe drejtuesve të klubit; Ju jeni ambasadorët më të mirë të kampionatit tonë dhe rritjes së pandalshme!

Një urim i përzemërt shkon edhe për KF Shkëndija të Tetovës që po ashtu siguroi kualifikimin në “play-off”. Suksesi i secilit klub shqiptar në Evropë na gëzon dhe na jep ndjenja krenarie. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.