DYLON

Afro 700 qytetarë nënshkruajnë peticionin

Avatar photo Redaksia

Sot në Gjilan ka filluar nënshkrimi i peticionit për ndryshimin e ligjit për të lejuar kompensimin e dëmeve jo-ekonomike viktimave që u janë shkelur të drejtat e njeriut.

Nënshkrimet sot u mbledhën në 2 pika, pranë Xhamisë së Madhe si dhe te Universiteti Publik i Gjilanit. Edhe nesër pikat do të jenë të njejta ku do të mund ta keni rastin edhe njëherë të nënshkruani peticionit ata që nuk e kanë nënshkruar.

EkoHigjiena

Qytetarët e pritën mirë peticionit dhe filluan të nënshkruajnë masovikisht atë. Në ditën e parë të peticionit, nënshkruan afro 700 qyetarë, derisa nevojiten 1500 sosh nga qyteti i Gjilanit. Për ta ndryshuar ligjin, nevojiten gjithsej 10000 nënshkrime në mbarë Kosovën.

Mejdi Sadiku, sekretar i përgjithshëm i Unionit të Studentëve Pro Europian dhe zv. drejtor i Qendrës së Aktivizimt të Rinisë, i cili është udhëheqës i grupit për mbledhjen e nënshkrimeve në Gjilan, i bën thirrje të gjithë qytetarëve të mos hezitojnë të nënshkruajnë këtë peticion, ngase është në të mirën e të gjithë qytetarëve.

“Shumë qytetarë dyshojnë të nënshkruajnë, ngase frigohen për shkaqe të ndryshme, por unë i bëj thirrje të nënshkruajnë të gjithë, ngase nuk ka asgje të keqe këtu, nuk është në dëm të askujt, ndërsa është në të mirë të gjithkujt”, tha Sadiku./2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.