Afro 2 mijë gjoba trafiku dhe 117 aksidente trafiku brenda 24 orëve të fundit
Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve të fundit, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 1 mijë e 984 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije për 118 aksidente trafiku, 1 me fatalitet, 35 me lëndime dhe 82 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 26 persona, 5 prej tyre janë dërguar në mbajtje, 1 në ndalim policor dhe 2 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/
