Afro 2 mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit
Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 1 mijë e 975 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije për 72 aksidente trafiku, 1 aksident trafiku me fatalitet, 30 me lëndime dhe 41 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 20 persona, 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/
