Afro 2 mijë e 600 tiketa gjobitëse për një ditë
Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve të fundit, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 598 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije për 65 aksidente trafiku, 24 me lëndime dhe 41 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 21 persona, 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE/
