Afro 2 mijë e 500 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëve të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur gjithsej 74 aksidente trafiku, prej tyre 32 janë me të lënduar dhe 42 aksidente me dëme materiale, pa të lënduar.
Po ashtu, sipas policisë, janë shqiptuar gjithsej 2 mijë e 475 tiketa gjobitëse për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.
Gjatë kësaj periudhe kohore, nga policia janë arrestuar 28 persona, ku në mbajtje janë dërguar 18 prej tyre, 1 person është në ndalim policor dhe 1 është dërguar në vuajte të dënimit. /2LONLINE/
