DYLON

Afro 2 mijë e 200 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Afro 2 mijë e 200 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit
Avatar photo Redaksia

Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 181 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije për 1 aksident trafiku me fatalitet, 22 me lëndime dhe 35 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 15 persona, 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE/