Afro 2 mijë e 200 gjoba të shqiptuara nga policia brenda 24 orëve
Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve të fundit, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 187 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.
Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për 56 aksidente trafiku, 24 me lëndime dhe 32 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 23 persona, 16 prej tyre janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE/
