Afro 1 mijë e 800 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit
Duke iu referuar statistikave policore brenda 24 orëve, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 1 mijë e 795 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin
Policia e Kosovës në raportin e saj ka bërë me dije edhe për 63 aksident trafiku, 27 me lëndime dhe 36 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 13 persona, 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/
