Afrim Haziri shprehet falënderues për prezantimit që iu është bërë Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Gjilani“
Afrim Haziri, kryetari i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Gjilani“, është shprehur falënderues pas programit të këtij Ansambli të transmetuar në Top Channel, pasi sipas tij, kështu u mundësua që pasuria kulturore, këngët, vallet, zakonet dhe traditat e Karadakut të prezantohen me dinjitet në një ekran të rëndësishëm kombëtar.
“Për Ansamblin Gjilani ishte nder dhe kënaqësi të ishte pjesë e kësaj dritareje të kulturës sonë kombëtare”, ka thënë Haziri.
Ja falënderim i plotë i Afrim Hazirit, kryetarit të AKV “Gjilani”
Mjeshtër i madh Edi Balili, mirënjohje dhe falënderim i veçantë për ju për këtë prezantim kaq të bukur dhe dinjitoz të traditës, kulturës dhe vlerave tona gjilanase në emisionin “Gurra Popullore”.
Përmes punës suaj dhe profesionalizmit të gjithë ekipit, arritët që pasuria jonë kulturore, këngët, vallet, zakonet dhe traditat e Karadakut të prezantohen me dinjitet në një ekran kaq të rëndësishëm kombëtar.
Faleminderit televizionit Top Channel, juve personalisht, si dhe të gjithë stafit profesional, moderatorëve, producentëve dhe realizuesve të kësaj puntate për mikpritjen, përkushtimin dhe bashkëpunimin e shkëlqyer.
Për Ansamblin Gjilani ishte nder dhe kënaqësi të ishte pjesë e kësaj dritareje të kulturës sonë kombëtare.
Respekt për ju, mjeshtër Edi, dhe për gjithë ekipin e Top Channel. Mirënjohje për punën që bëni në promovimin dhe ruajtjen e vlerave tona kulturore!
Me respekt,
Ansambli i Këngëve & Valleve “Gjilani”
Afrim Haziri
