DYLON

AFI shpall top 10 filmat e 2013-tes

Avatar photo Redaksia

Filmat “American Hustle”, “Her” dhe “Gravity”, janë vlerësuar si më të mirët nga tri shoqata të kritikëve, derisa “12 Years a Slave” është fitues i Festivalit të Torontos.

Në listën vjetore të Institutit Amerikan të Filmit – AFI, siç transmeton kultplus, ndodhen edhe trileri për piratët somalez “Captain Phillips”, drama me temë skllavërinë “12 Years a Slave”, dramë komedia “Nebraska”, romansa  futuristike “Her”, drama historike e Disneyt “Saving Mr Banks”, folk komedia “Inside Llewyn David” dhe “The Wolf of Wall Street” e Martin Scorsese.

EkoHigjiena

Filmat “American Hustle”, “Her” dhe “Gravity”, janë vlerësuar si më të mirët nga tri shoqata të kritikëve, derisa “12 Years a Slave” është fitues i Festivalit të Torontos.

Intituti Amerikan i Filmit përbëhet nga kritikë, shkencëtarë, artistë të filmit dhe TV-së, etj. Lista e filmave më të mirë publikohet në prag të nominimeve për çmimet Globi i Artë që do të mbahet gjatë kësaj jave.

Filmat të cilët ndodhen në këto lista zakonisht shkojnë në garë për çmimin “Oscar”, nominimet e të cilit do të publikohen më 16 janar.

Lista e 10 filmave më të mirë sipas Institutit Amerikan të Filmit – AFI:

1. 12 Years A Slave

2. American Hustle

3. Captain Phillips

4. Fruitvale station

5. Gravity

6. Her

7. Inside Llewyn Davis

8. Nebraska

9. Saving Mr. Banks

10. The Wolf of Wall Street    /koha/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.