Afër 1.000 certifikata lëshohen në muajin shkurt

Afër 1.000 certifikata lëshohen në muajin shkurt

Gjykata Themelore në Gjilan muajin shkurt ka pasur një muaj të ngarkuar, në lëshimin e certifikatave nën hetime për personat të cilët ju nevojiten për punësim.

Nga 1 shkurti i vitit 2019 deri më sot, Gjykata Themelore Gjilan ka lëshuar 976 certifikata për qytetarët.

Numri i madh i aplikantëve për certifikata ka ardhur, pas hapjes së konkurseve nëpër institucionet shtetërore, përkatësisht në konkursin për pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Menaxhmenti i Gjykatës ka bërë të gjitha përgatitjet, si në staf, ashtu edhe në logjistikë, që të gjithë qytetarët të cilët kanë aplikuar për të marr certifikatën, të pajisen në afatin sa më të shpejt, në mënyrë që mos të humbin afatin e konkursit.

Ky dokument i lëshuar nga Gjykata, tregon të kaluarën e personit, në rast që ka ra ndesh me ligjin.

KOMENTE