DYLON

Afati për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë shtyhet deri më 28 qershor

Afati për pagesën e këstit të parë të tatimit në pronë shtyhet deri më 28 qershor
Avatar photo Redaksia

Drejtoria për Buxhet dhe Financa e Komunë së Gjilanit, njofton qytetarët se për shkak të vonesës së lëshimit të faturave nga Ministria e Financa, Departamenti i tatimit në pronë, kjo e fundit ka marrë vendim që të shtyhet afati i pagesës së këstit të parë i cili do të jetë deri më 28 qershor 2019.

Drejtori për Buxhet dhe Financa, Zijadin Maliqi, ka njoftuar se ky vendim ka paardhur pas shkresës zyrtare e cila ka ardhur nga Ministria e Financave.

Ndërkohë, afati i ankesave shtyhet deri më 31 maj 2019, përderisa pagesa e këstit të dytë të tatimit në pronë mbetet 30 shtator 2019.

EkoHigjiena

Apelohen qytetarët që t’u përmbahen këtyre afateve të pagesave, ngase për çdo vonesë obliguesi i tatimit në pronë ndëshkohet me kamatë. ​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.