DYLON

Afati për pagesën e faturave të tatimit në pronë shtyhet deri më 30 qershor 2022

Afati për pagesën e faturave të tatimit në pronë shtyhet deri më 30 qershor 2022
Avatar photo Redaksia

Riad Rashiti, Drejtor për Buxhet dhe Financa në Komunën e Gjilanit ka bërë me dije se pas shpërndarjes së faturave të tatimit në pronë për vitin 2022, komuna e Gjilanit informon të gjithë tatimpaguesit se afati për pagesën e këtyre faturave është shtyrë deri më datë 30 qershor 2022.

Sipas tij, personi i cili beson në mënyrë të arsyeshme se fatura e tatimit është e pasaktë, se ka gabime në regjistrat e tatimit në pronë mbi të cilat është bazuar fatura e tatimit, mund të ushtrojë ankesë dhe të kërkojë rishqyrtimin plotësisht ose pjesërisht të faturës së tatimit nga komuna.

EkoHigjiena

“Ata të cilët kanë vështirësi të mëdha për pagesën e tatimit në pronë, mund të lajmërohen dhe të bëjnë kërkesë për shtyrjen e pagesës (deri në dy vite- vetëm për faturën e vitit 2022) me arsyeshmëri të gjendjes së rënduar të ekonomisë familjare apo të biznesit”, ka thënë Rashiti.

Ai ka bërë me dije se borxhet e qytetarëve që i kanë për tatimin në pronë tejkalojnë shumën e 10 milion euro.

“Komuna e Gjilanit kërkon nga të gjithë tatimpaguesit të cilët kanë borxhe nga viteve paraprake deri në vitin 2021, të kryejnë pagesat në tërësi deri më 20 maj 2022. E nëse debitori nuk paguan detyrimet tatimore të papaguara në datën e përcaktuar për pagesë, komuna e Gjilanit është e detyruar të veprojë sipas ligjit ligjit nr.06/L-005 për tatimin në pronën e paluajtshme dhe rregullores nr.07/2021 mbi pezullimin e shërbimeve komunale. Poashtu komuna fillon zbatimin e masave të mbledhjes së detyrueshme, duke filluar me dërgimin e njoftimit përfundimtar dhe vendimin për ekzekutimin e detyrimeve tatimore të papaguara përmes përmbaruesit”, thotë ai.

Sipas Rashitit, për t’ia lehtësuar qytetarëve pagesën e borxhit dhe mos-pezullimin e shërbimeve, ju mundësohet nënshkrimi i marrëveshjes për pagesë prej 12 deri në 24 këste mujore. Për këtë, duhet të lajmërohen qytetarët te zyrtarët e tatimit në pronë në komunën e Gjilanit.

“Lusim të gjithë qytetarët e Gjilanit, që të respektojnë afatet ligjore dhe mundësitë të cilat mund të shfrytëzohen për të lehtësuar shlyerjen e obligimeve të papaguara”, ka thënë Riad Rashiti, Drejtor për Buxhet dhe Financa në Komunën e Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.