DYLON

Afaristi gjilanas Selver Xhelili bëhet pronar i hotelit më të madh në Ksamil

Afaristi gjilanas Selver Xhelili bëhet pronar i hotelit më të madh në Ksamil
Redaksia

“Sot mbylla një kapitull mjaft të vështirë që më zgjati plot 18 muaj: marrjen e certifikatës së pronësisë për hotelin më të madh në Ksamil, me vlerë rreth 6 milionë euro”, ka njoftuar përmes një postimi në profilin e tij afaristi gjilanas Selver Xhelili.

Ai ka bërë me dije se kaherë ka dëshiruar të jetë pronar i këtij Hoteli ( 6 milje Hotel) dhe se sot pas marrjes së certifikatës edhe  u realizua.

EkoHigjiena

Ja postimi i tij i plotë

Sot mbylla një kapitull mjaft të vështirë që më zgjati plot 18 muaj: marrjen e certifikatës së pronësisë për hotelin më të madh në Ksamil, me vlerë rreth 6 milionë euro.

​Ishte një mision i imi i kahershëm që të jem pronar i këtij hoteli dhe sot, falë Zotit të Madhërishëm, kjo ëndërr u bë realitet.

​I jam përjetësisht falënderues Zotit dhe familjes sime, që në këtë rrugëtim të vështirë më qëndruan pranë, vetëm e vetëm që misioni im të realizohej.

​Falënderoj Zotin për të gjitha dhe jam mirënjohës për këtë sukses…

​I juaji,

Selver Xhelili

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.