Adnan Januzaj drejt Belgjikës!
Drejtuesit e Manchester Unitedit po e shtyjnë mesfushorin Adnan Januzaj ta zgjedhë përfaqësuesen e Belgjikës.
Ata duan që talenti 18-vjeçar ta përfaqësojë këtë shtet, edhe pse mesfushori kosovar ende nuk ka vendosur për skuadrën që do ta përfaqësojë në nivelin ndërkombëtar.
Edhe Shqipëria me selektorin Gianni de Biasi po lobon fuqishëm për ta bindur. “Shpresojmë ta zgjedhë Belgjikën për shkak se do të ishte zgjedhja e tij më e mirë.
Po te Belgjika Januzaj do të zhvillohej më shumë sesa në ndonjë kombëtare tjetër”, ka thënë një burim brenda Manchester Unitedit, sipas asaj që raporton portali belg Voetba- lnieuws.be.
Januzaj ka depërtuar në ekipin e parë të Manchester Unitedit këtë sezon dhe menjëherë është shndërruar në futbollist të rëndësishëm, i cili ka shënuar tre gola në 11 paraqitje në Premierligë.
Ai së fundmi nënshkroi kontratë të re me klubin deri në vitin 2018. Kohët e fundit, në tribunat e “Old Trafford”-it po këndohet vetëm një këngë që i është kushtuar Januzajt.
Madje edhe tifozët po e njohin Januzajn si belg për shkak se ka lindur dhe është rritur në Belgjikë
