Admirim Muji, i ftuar nga Kosova U15!
Futbollisti I Gjilanit, Admirim Muji, ka pranuar ftesën e Përfaqësueses së Kosovës U15 për turneun në Bullgari.
Me ftesën e selektorit Ilir Nallbani, futbollisti Muji do të jetë pjesë e ekspeditës dardane për ndeshjet ndaj Moldavisë, Armenisë dhe Bullgarisë.
Të gjithë në SC Gjilani i urojmë shumë fat dhe suksese Admirimit, bashkë me shokët e ekipit kombëtar të na bëjnë krenar!
Shkolla e Futbollit SC Gjilani
