DYLON

Admirali Hranj shprehë mirënjohje për gatishmërinë e FSK-së për të ndihmuar popullin kroat

Admirali Hranj shprehë mirënjohje për gatishmërinë e FSK-së për të ndihmuar popullin kroat
Avatar photo Redaksia

Admirali Hranj shprehë falënderimin dhe mirënjohjen e thellë ndaj gjeneral Ramën për gatishmërinë e tij për ndihmë popullit kroat.

Pas letrës së komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama adresuar homologut të tij, shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kroacisë, admiralit Robert Hranj, ku shprehë shqetësimin e thellë pas pasojave të tërmetit në Kroaci si dhe vullnetit e gatishmërisë së plotë për dërgimin e njësive të specializuara për operacionet e kërkim-shpëtimit, ka ardhur përgjigja e admiralit Hranj me përmbajtjen si në vijim:

“ I nderuar gjenerallejtënant Rama,

EkoHigjiena

Kam marrë letrën Tuaj dhe ne të gjithë jemi mirënjohës për mbështetjen vetëmohuese të ofruar nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Forcat e Armatosura Kroate po ndihmojnë dhe mbështesin popullsinë lokale me aftësitë dhe burimet tona, dhe ne e vlerësojmë reagimin tuaj të menjëhershëm. Ne nuk do të hezitojmë të kërkojmë për ndihmë nga ekipet tuaja nëse është e nevojshme.

Edhe një herë, faleminderit, faleminderit Kosovë!”

Sinqerisht,

Admirali Robert Hranj

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm

Forcat e Armatosura Kroate

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.