DYLON

Administrata do të vazhdojë të punojë të shtunave edhe përgjatë muajit gusht

Administrata do të vazhdojë të punojë të shtunave edhe përgjatë muajit gusht
Avatar photo Redaksia

Elbasan Shabani, drejtor i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme në Komunën e Gjilanit, ka rikujtuar se kjo Drejtori do të vazhdojë të punojë të shtunave edhe përgjatë muajit gusht, për të ofruar shërbime për qytetar, transmeton Portali 2LONLINE.

“Vazhdojmë me orarin e punës edhe gjatë muajit gusht, çdo të shtunë, nga ora 10:00 deri në 14:00. Ju mirëpresim për çdo nevojë, kërkesë apo çështje që kërkon shërbimin dhe përkushtimin tonë. Shërbim, përkushtim dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve”, ka thënë drejtori Shabani. 

EkoHigjiena

Përndryshe, sipas drejtorit të Administratës, ky vendim ishte marrë për t’iu përgjigjur fluksit të shtuar të kërkesave gjatë sezonit veror, si rezultat i ardhjes së bashkatdhetarëve tanë, me qëllim që ata të marrin shërbime sa më të shpejta, më efikase dhe pa vonesa. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.