(2LONLINE) – Për këdo që ka luajtur në bastore sportive të një derbi mes x dhe y klubi futbolli, p.sh në liga e kampionëve, është e qartë se do të ketë shumë rëndësi se cili nga klubet do të ftoj apo humbë, kjo s`ka nevojë për shpjegim. Për më tepër, mundë të themi se edhe vet jeta është një lloj basti. Ne përherë zgjedhim mes alternativave të ndryshme dhe përcaktohemi për njërën prej tyre. Duke e abstraktuar shkakun se pse bëjmë këtë apo atë zgjedheje, themi se ne përcaktohemi për ato alternativa të cilat kanë një rëndësi prioritare për ne. Qoftë ky edhe një bast i cili eventualisht do të na e sjell ndonjë euro.
Natyrisht, basti i futbollit është vetëm një rast specifik, bile banal i prezantimit të zgjedhjeve tona që bëjmë në jetë. Le të e shfrytëzojmë këtë sport si shkas për nënvizuar qëllimin e këtij shkrimi, përderisa te ky sport fatmirësisht diversiteti i preferencave tona është akomduar, kjo për të shmangur çfarëdo disonance emocionale. Pra, le të e paramendojmë se kemi të bëjmë më një ndeshje futbolli ku luajnë dy ekipe krejt të pa rëndësishme. Natyrisht se nuk do të na interesoj fare rezultati, ose do të na interesoj fare pak se kush do të fitoj.
Në rastet kur jemi ne një situatë, kur për ne nuk na ka rëndësi cila do nga alternativat që mundë të vijnë në shprehje, atëherë kemi të bëjmë me atë që në Filozofi njihet Adioafora. Në të kuptuarit popullorë kjo shprehet e fjalët ” u bo çka u bo” apo” apo “hë andej hë këndej”. Pra, cila do nga zgjidhjet që na ofrohen nuk ka asnjë rëndësi.
Adiofaora si term e ka origjinën nga filozofia cinike. Sado që kjo filozofi identifikohet me një rrymim filozofik i cili e kishte relativizuar edhe vet famën e Aleksandrit të Madh, kur ky i fundit i`u kishte drejtuar Diogjenit me pyetjen se çfarë do të mundë të bënte ai për të, ai me mendjemadhësi e cila ishte ekuivalent i famës së Aleksandrit, iu kishte përgjigjur se “ju vetëm ju mundë të ma lëshoni driten e Diellin”.Kjo d.m.th se s`ka rëndësi fare se kush je dhe çka je.
Pra, me gjithë faktin se definitivisht ky ishte një cinizëm i cili megjithatë nuk mundë të justifikohet si botëkuptim i pranueshëm, megjithatë në të njëjtën ka diçka të dinjitetshme. Ajo është pamvarshëria morale e njeriut, e cila edhe si cinike, gjë që nominalisht asocon me atë që quhet inat qeni, pra një sinonim i jetës plotësisht jokonvencionale me rregullat e etabluara sociale, mundë të justifikohet.
Një shtresim e mëtejmë i justifikimit të cinizmit, patjetër që vë në pah se liria individuale është mbi të gjitha dhe ajo si e tillë duhet të respektohet, pasi që është vlera më e lartë njerëzore. Pamvarshmëria dhe autonomia morale, mundë të realizohet qoftë edhe duke qenë përballë një njeriu të famshëm sikurse Aleksandri i Madh.
Përderisa nuk jetojmë në një botë ideale, aq më pak si shqiptarë, më konkretisht shqiptarë i Kosovës, konsideroj se edhe duke u gjetur në një situatë shumë të vështirë, së paku më të vështirën në trollin Evropian, përcaktimi për të zgjedhur, lidhur me shumëçka, duhet të jetë rezultat i pamvarshmërisë morale. Në këtë rast asaj grupore. Domosdoshmërisht.
Mundë të merret me mend se çka e cenon dinjitetin dhe lirinë edhe ashtu mjaftë të cenuar grupore te shqiptarët. Posaçërisht në politikë.
Me gjithë faktin se në terma afatshkurtër kjo merr forma dhe ilustrime iluzore të cilat përpihen disi me zor, gjithsesi se në terma afatgjatë kjo nuk ngjanë, pasi që nervi i vetërespektit rritet, ndërsa mundësia e justifikimit jo përmbajtësor zvogëlohet.
Andaj konsideroj se janë dy kordinata që e përcaktojnë dinjitetin gruporë të shqiptarëve para çfarëdo alternative, edhe asaj politike.
Atdheu si koncept dhe liria si modus.
Posaçërisht liria ekonomike.
Nuk dua të e justifikoj filozofinë cinike si alternativën e duhur aq më pak si gjithëpërfshirëse e cila do të ishte eventualisht adekuate për një botëkuptim të duhur shoqërorë, por gjithsesi nuk mundë të mos e theksoj, justifikimin e realizimit të lirisë njerëzore dhe pamvarshëmrisë së ballafaqimit, në çfarëdo situate dhe me çfarëdo autoriteti. Mu ashtu sikurse Diogjeni.
Gjithçka tjetër mbetet Adiafora.
/Sami HALITI/