Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në një intervistë televizive ka bërë të ditur se Bayern Munich ka shprehur interesim për Milot Rashicën.
Sipas Ademit, 22-vjeçarin e duan shumë klube në Angli, por Bayern Munich s’dëshiron ta lë të largohet nga Bundesliga.
“Rashica është një prej futbollistëve që është i kërkuar dikund nga 7-8 klube të Anglisë, por si duket Bayerni (Munchen) nuk po donë me e lanë me dalë prej Gjermanisë. Unë besoj që edhe këtë sezon do të luaj në Werder Bremen”, ka deklaruar Ademi.
BILD raporton se për Rashicën është duke u interesuar edhe Benfica. Madje, sipas BILD – Benfica ka ofruar 18 milionë euro për talentin e Ëerder Bremen.