/2L ONLINE/ – Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural së bashku me Inspektorin veterinar, Arben Rexhepi kanë vizituar në fshatin Vërban disa ferma blegtorale për të parë nga afër vaksinimin e lopëve kundër sëmundjes gungore te Gjedhit.
Gjatë këtyre vizitave, ata u njoftuan nga mjekët veterinar rreth procesit të vaksinimit ku sipas tyre ky proces po shkon mirë dhe sipas planit te paraparë nga Agjensioni Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës.
Mjekët veterinar e njoftuan Drejtorin Ademi, se brenda afatit kohor do te bëhet vaksinimi i të gjitha lopëve e te gjitha moshave ne Komunën e Vitisë.
Drejtori potencoi se është shumë e rëndësishëm që vaksinimi te kryhet sa me shpejt ne mënyre qe te kemi sa me pak krerë te prekur nga kjo sëmundje e cila cilësohet si mjaft e rrezikshme për kafshët.
“ Më të vërtetë po ndihem mirë që ka filluar procesi i vaksinimit të gjedhit kundër kësaj sëmundje e cila përveç se rrezikon gjedhët shkakton edhe dëme të konsiderueshme në sektorin blegtoral. Uroj që procesi i vaksinimit të kafshëve të përfundoj në afatin e paraparë me qëllim që të mos shkaktohen dëme fermerëve tanë të vyer në sektorin blegtoral“, u shpreh Drejtori Ademi. /2L ONLINE/