DYLON

Ademi e Hodaj vizituan FSHF-në, dakordohen për veprime të përbashkëta

Ademi e Hodaj vizituan FSHF-në, dakordohen për veprime të përbashkëta
Avatar photo Redaksia

Presidenti Agim Ademi dhe ud sekretari i përgjithshëm, Taulant Hodaj, gjatë qëndrimit të sotëm në Tiranë, kanë vizituar Federatën Shqiptare të Futbollit, njofto nFFK.

Ata janë takuar me sekretarin e përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku.

EkoHigjiena

Me këtë rast, ai i informoi drejtuesit e FFK-së për zhvillimet e fundit në këtë federatë, si dhe përgatitjet për edicionin e ri.

Duke qenë si dy federatat më vëllazërore, u pajtuan që të harmonizohen të gjitha veprimet dhe bashkëpunimi të jetë maksimal në të gjitha segmentet.

Në këtë drejtim, të dy sekretarët do të qëndrojnë në kontakt të përhershëm, me qëllim të rritjes së partneritetit dhe projekteve të ndryshme, njofotn FFK. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.