/2L ONLINE/ – Partia e Drejtësisë (PD), ka mbajtur Kuvendin e rregullt Zgjedhor në Komunën e Vitisë, kryetar i së cilës u zgjodh Adem Zuka. Po ashtu u zgjodh kryesia e re dhe delegatët që do të marrin pjesë në kuvendin qendror të partisë.
Krytetari i porsazgjedhur, Adem Zuka, falenderoi delegatët për besimin e dhënë, duke u zotuar se do të punojë me sinqeritet për ngritjen dhe shtrirjen e PD-së në territorin e kësaj komune.
Ai tha se qytetarët e Vitisë kanë nevojë për drejtësi dhe njerëz të drejtë, andaj shtoi se program i kësaj partie ua mundëson një gjë të tillë.
Kryetari i PD-së, Ferid Agani, përgëzoi Zukën për detyrën e re, duke i siguruar përkrahje në angazhimin e tij për realizimin e programit dhe platformës së PD-së në këtë rajon.
Agani tha se PD-ja vazhdimisht është angazhuar për një shtet të drejtë, pa korrupsion, në të cilin respektohen të drejtat dhe liritë e së cilit, pa dallim. /2L ONLINE/