DYLON

“Adem Jashari” sjellë në Kosovë Erdoganin dhe Ramën

Avatar photo Redaksia

Kryeministri Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, kryeministri Shqipëri Edi, ai i Kosovës, Hashim Thaçi si dhe kreu i BDI-së në Maqedoni Ali Ahmeti, pritet që sot të bëjnë prerjen e shiritit në inaugurimit e terminalit të ri në aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari”.

Siç mësohet, kryeministri turk Erdogan pritet që të arrij në Kosovë rreth orës 10:30 kurse edhe Rama pritet që të arrij në atë kohë me helikopterin e tij.

EkoHigjiena

Ndërsa gjatë ditës, Erdogan do të vizitojë edhe qytetin e Prizrenit ku do të shoqërohet nga kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama.

Kryeministri turk do të udhëtojë së bashku me bashkëshorten e tij, e cila do të ketë një agjendë të veçantë që do të përqendrohet në vizita në institucione të ndryshme shoqërore dhe kulturore.
Ndërkohë që pretendohet se rreth 130 milionë euro janë investuar në ndërtimin e terminalit të ri në Aeroportin “Adem Jashari” nga kompania “Limak Kosovo”./indeksonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.