Abrashi: Takimi me Zvicrën për pensionet, në muajin tetor
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka thënë se kanë filluar skemat aktive të tregut të punës të cilat do të krijojnë vende të reja të punës.
Ai ka bërë me dije në një intervistë për Epokën e Re se do t’i përmirësojnë klimën dhe kushtet e të bërit bisnes si dhe do ta vazhdojnë zgjerimin dhe përmirësimin e programeve të trajtimeve të punëkërkuesve nëpërmejt ndërtimit të urave të bashkëpunimit me parnterë dhe organizata që ndërjmetësojnë në punësim.
“Jam optimist se në tetor do të kemi diçka konkrete me Zvicrën sa iu përket pensioneve. Gjatë vitit 2015 kemi arritur t’i trajtojmë e t’i certifikojmë mbi 2800 punëkërkues”, thotë Abrashi.
Abrashi ka folur edhe për pensionet e kosovarëve në Zvicër duke thënë se shpreson se diçka konkrete në këtë drejtim do të ketë në muajin tetor.
