Pas shkarkimit të Jabllanoviqit, zëdhënësi i Qeverisë së kosovës, Arban Abrashi ka thenë se Qeveria beson në konstruktivitetin dhe partneritetin me Listën Serbe. Ai tha se koalicioni me Listën Serbe vazhdon të funksionojë normalisht, ndërsa nuk beson se kjo listë do të dalë nga koalicioni.
“E vërteta është se Jabllanoviq nuk është pjesë e kabinetit qeveritar. Sot në vendin e tij ka qenë zëvendësministri që është emëruar ditë më parë. Ne besojmë në konstruktivitetin dhe partneritetin me Listën Serbe dhe jemi të hapur për bashkëpunim. Është një vendim që është marrë nga kryeministri dhe besoj ka hapësirë të punojmë me Listën Serbe në realizimin e objektivave të Qeverisë, integrimin e veriut, e gjithashtu integrimin e komunitetit serb brenda Republikës së Kosovës”, tha Abrashi.