DYLON

Abrashi e Kaçe nën llupen e Lacios

Avatar photo Redaksia

Futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë, Amir Abrashi dhe Ergys Kaçe, po përcillen nga skuadra italiane Lazio, njoftojnë mediumet italiane të martën. Mësohet se Abrashi dhe Kaçe janë përcjellë nga skuatët e Lazios javën e shkuar kur u paraqitën në ndeshjen eliminatore për Kampionatin Botëror “Brazili 2014″ ndërmjet Shqipërisë dhe Zvicrës.

Abrashi 23-vjeçar, është pjesë e skuadrës zvicerane Grasshopper dhe njëri ndër futbollistët kryesorë aty. Ndërsa, Kaçe 20-vjeçar, aktivizohet te skuadra greke PAOK dhe pritet që të largohet në fund të këtij viti për shkak të problemeve me klubin. Pjesë e Lazios janë dy futbollistët kosovarë, të cilët bartin fanellën e Kombëtares shqiptare, Lorik Cana e Etrit Berisha.(koha)

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.