DYLON

Abrashi e Haliti, memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e rrugës Viti-Kerbliq-Kaçanik

Abrashi e Haliti, memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e rrugës Viti-Kerbliq-Kaçanik
Avatar photo Redaksia

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, për financimin e projekteve infrastrukturore në këtë komunë.

Ministri Abrashi tha se projektet që do të kryhen në Viti, mundësojnë lidhjen e qytetit me fshatra, e që do të ndikojë edhe në aspektin ekonomik.

Ministri tha se ka në prioritet kompletimin e infrastrukturës së komunave me impakt në zhvillimin e turizmit dhe bujqësisë, duke krijuar vende të reja të punës.

EkoHigjiena

Njëri ndër projektet më të rëndësishme që do ta financojë Ministria e Infrastrukturës në Komunën e Vitisë, është rruga Viti-Kerbliq-Kaçanik, e ndarë me faza dhe parashihen 2 milionë e 100 mijë euro deri te përfundimi i saj.

Ndërsa kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, theksoi se qytetarët kanë nevojë për këtë rrugë, e cila do të ndikojë në zhvillimin e fshatrave që shtrihen përgjatë rrugës Viti-Kerbliq-Kaçanik. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.