Abetarja në Preshevë në burg, kurse “Bukvari” në Mitrovicë përdoret lirshëm!
Shkruan: Refik HASANI
/2L ONLINE/ – Kryeministri i Republikës së Serbisë z.Aleksander VUÇIQ, gjatë një vizite që ia bëri Bujanocit, qytetit të banuar me shumicë shqiptare e tha publikisht: Tekstet nuk lejohen, të mësohet Heroi Shqiptarë Adem JASHARI. Këtë e përsëriti edhe Ministri i Jashtëm i Serbisë, z.Ivica DAÇIQ.
Pra, tekstet shkollore që ju dërguan nxënësve shqiptarë të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës nga Qeveria e Republikës së Kosovës ende mbahen të burgosura në Terminalin Doganor në Tabanovc të Preshevës. ***Asnjë reagim nga Tirana e Prishtina zyrtare për këtë mos lejim të përdorimit të Abetares për nxënësit e këtyre tri Komunave***
Derisa sa Beogradi për bashkëkombësit e vetë në Kosovë ka të gjitha nivelet e arsimit duke përshirë edhe Universitetin publik që funksionon në Mitrovicë sipas planit, programi dhe Kurrikulës së arsimit të Serbisë. Dhe asnjëherë nuk është paraqitur së paku një raport nga instanca relevante të arsimit të Republikës së Kosovës se çfarë ka në përmbajtje të këtyre teksteve shkollore të gjitha nivelet dhe sa prej tyre janë kundër kulturës dhe e historisë së neve shqiptarëve.
Vërtetë ky është një Reciprocitet i llojit të vetë në shekullin 21, pra është një diskriminim i vërtet, pasi ende Abetarja nuk lejohet të përdoret pasi është burgosur duke u mbajtur në hapësirat e doganës në Preshevë. Nxënësit edhe në këtë shekull mësojnë me diktime.
Pakica Serbe në Mitrovicë, jo vetëm që e përdorin ,,Bukvarin”, por posedon edhe Universitet dhe rregullisht vijnë kryekishtarë të Kishës Ortodokse të vizitojnë por edhe Ministra e Kryeministra duke bërë si shpesh edhe përurimin edhe të heronjve të kralevinës së Serbisë së vjetër.
Në Preshevë Abetarja ende është në burg dhe mbetet bashkësia Ndërkombëtare kur të liroj dhe të fillojnë bisedimet për hapjen e një universiteti publik, respektimin e marrëveshje së Konçulit dhe Referendumit të një e dy marsit 1992. Pra, ndërkombëtarët të kthejnë vëmendjen që përmes bisedimeve të kërkohen zgjidhja e çështjes së kësaj krahine shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë.
A thua edhe sa do të vlen që Abetarja do të mbahet ,,Mollë e ndaluar” për nxënësit Shqiptarë ! /2L ONLINE/
