Abetarja heretike në Shekullin XXI

SHEFIK SHKODRA

(2LONLINE) – Kështu, para më se një shekull, shqiptarët i fshihnin shkronjat. I fshihnin edhe librat shqip prej qeverive të Turqisë, e mandej prej atyre të Serbisë. Deri vonë libri shqip për shqiptarin ka qenë tabu temë dhe shumë prej personaliteteve janë burgosur me vite  për te. Pra, arsimimi shqip ishte i anatemuar edhe prej grekëve dhe sllavëve. Sot Evropa sikur s’është e aftë t’i anulojë sjelljet e egra shekullore të Serbisë. Kjo në të kaluarën, ndoshta është menduar për aleanca e për një simpati të një populli e vendi për arsye të ndryshme. Po sot, çfarë mund të thonë evropianët dhe opinioni demokratik? A ka arsye që t’i mohohet e drejta e arsimimit në gjuhë amtare dhe atëherë kur kjo e drejtë ishte e ushtruar kaherë në vendet nën administrimin e Serbisë, ndërsa në Kosovë përpiqet të fusë diçka të veçantë për pakicën e vet…

Në këto kohë s’ka mundësi të përdoren mjetet e vjetruara me shekuj. Tashmë ka ligje të tjera ndërkombëtare moderne në çdo fushë e edhe në fushën e arsimimit. Për fitimin e informatave, njerëzit arsimohen në gjuhë amtare. S’ka më popuj të rendit të dytë. Dhe kjo është e drejtë elementare për të cilën është luftuar në periudha të gjata në të kaluarën deri në fund të shek. XX. Është e qartë edhe për brezat e sotëm, sigurisht nga historia, se shqiptarët ishin të fundit në arsimimin e tyre në gjuhë amtare. E më së voni jemi ne shqiptarët e Kosovës dhe viseve të tjera përreth, në ish Jugosllavi, deri pas LDB. Pastaj, vijnë kohë të tjera, jo vetëm për kosovarët, por edhe për gjithë Ballkanin. Janë ndërruar sisteme e politika partish moniste, feudale, kolonialiste. Madje kjo çështje është avancuar bukur shumë në demokratizimin e këtyre qytetarëve, qoftë në Shqipëri, M. të Zi, Maqedoni, Kosovë, por me tendencë të një demokratizimi edhe në Serbi…e Serbisë nuk i konvenon. Ajo i do qytetarët e vet, të kombësisë tjetër, veë analfabet.

Abetarja shqipe e shqiptarëve heretike
Është e njohur se Serbia asnjëherë nuk ka zgjedhë mjete për nxitjen e incidenteve deri të luftërat me të tjerët. Me priftërinj e kishë e pastaj me paramilitarë e xhandarmëri…Dhe sërish përdor inkuizicionin mesjetar ndër shqiptar. Sërish guvernatorët serbë me teoritë vjetruara. Si një “gërzhatje” permanente në baza nacionale. Këto janë “shpurthjet” e këtyre zyrtarëve serbë. Jo nga ndonjë domosdoshmëri, por nga një si shprehi e kahershme. Gjithnjë duke menduar në heretizmin ndaj çdo gjëje shqiptare. Ndoshta, më shumë për arsyetime politike ditore.

Ndryshe flasin, ndryshe veprojnë në praktitkë. Këtu del shumë e paqartë marrëveshje pas marrëveshjeje, pa marrëveshje. Dhe si duket, vetëm Serbia po përpiqet t’i rregulloj punët, por jo edhe shqiptarët. Nëse një grup serbësh me ndihmën dhe marrëveshjen e Qeverisë së Serbisë kanë instaluar një politikë komitash me banadat e tyre në Kosovë, duke i pas duruar jo vetëm vendorët, por edhe evropianët deri te një marrëveshje, atëherë çka kërkojnë organet e Serbisë nëpër shkollat e shqiptarëve në komunat e Luginës së Preshevës. Po, abetarja e fëmijëve të klasës parë, ajo është gogoli për Serbinë? Ajo po ua prishka qetësinë dhe ëndrrën?!

Është shekulli njëzetenjë (21), kur tashmë nëpër Ballkanin e ngurosur me tabu temat e dikurshme dhe qarkullimin ideve të ndryshme nuk ka arsye dhe as motivim të merremi më. Sepse, kjo veprimtari arriti të përdoret jashtëzakonisht vrazhdët deri në fundin e shek. të XX, në ish Jugosllavi, kudo që ndodheshin shqiptarët dhe i dimë pasajot e dy popujve dhe të tjerëve.

Politikë e dobët e Qeverisë së Serbisë
Ndjekja e shqiptarëve nga trojet e veta nuk është vetëm në këto kohë. Shumë më hetët kishte filluar. Edhe shqiptarët tashmë e kanë shenuar në historinë e tyre ndjekjen masive nga trojet e veta në Sanxhakun e Nishit, në vitet 1877/78 për pasurinë e tyre askush nuk bisedon. Kështu edhe sot po ndiqen nga trojet e veta, nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Kjo shihet haptas. Marrëveshjet me qeveritë e Serbise s’kanë shumë vlerë e as peshë.

Po diç që nuk kuptohet te ata, janë ide të pakapshme për kohën. Mbyllja e ideve, e arsimimit, e e informimit në përgjithësi është e pamundur prej kujdo qoftë, pra edhe prej Serbisë, e cila veçsa mund ta kthej prapa vetën deri në Mesjetë, por nuk do të ketë sukses. Në asnjë moment nuk do të pranohet edhe me ëmimin e fundit të shqiptarëve. Nuk mund të jetë i rehatuar askush në një të ardhme të shkurtër, nëse të gjithë fqinjët nuk janë të rehabilituar në vendet e veta. Mençuria më e madhe për politikanët e sotëm është që t’u vëhet kapak grindjeve në mes veti. T’u vihet kapak të gjitha atyre ëndrrave mesjetare. T’i fshijnë ato teori për ‘heretizmin’ e librit dhe shkollën shqipe. Të vendosin, që gjatë mandatit të vet (sot për sot me ato marrëveshje) t’i rregullojnë marrëdhëniet shqiptaro-serbe në Ballkan, si dhe me të tjerët. Në mënyrë që fëmijët e këtyre dy popujve të mos vazhdojnë armiqësitë e vjetra. Sepse ajo nuk ëshë përmirësim i gjendjes politke, por një turp që nesër do të ketë pasoja tjera.

Nëse kuptohet turpi para së gjithash në Serbi
E nëse nuk është politikë për arsyetime të rastit para opinionit të qytetarëve të vet, kjo është një çudi prej shumë çudirave të këtyre qeverive serbe. Edhe një herë Serbia me veprime mesjetare. Ishte një kohë, kur shqiptarëve u rrinin mbi kokë derisa të mësojnë shkrim-leximin, mos po eksplodojnë shkronjat latine. ëka po thuhet me alfabetin e tyre. Dhe, ‘teoria e teoricienëve serbë’: – Më mirë t’ua mbyllim shkollat se sa ata të informohen për historinë dhe veveten. Si është e mundur ende që, abetaria shqipe në shek. XXI të jetë heretike. Thash, nëse nuk është ndonjë politkë e shprehur për, gjëja ndjekje njësoj si serbët (që i nxisit të veprojnë në kundërshtim me atë marrëveshjen) që duhet të ndiqen, atëherë është një politikë shumë naive jo veç e përseritshme në intervale kohore shekullore. Dhe, vërtet, nëse dikush ka ndonjë turp në Serbi, do duhej që ajo intelegjencë ta kundërshtoj atë farë qeverie…duhet ta kenë të qartë (jam i sigurt se e dinë mirë), se Serbia me këto qeveri dhe institucione, nuk është vetëm  kundër shqiptarëve, por në mënyrë permanente edhe kundër popullit të vet. Dhe intelegjenca, rinia dhe qytetarët tjerë të Serbisë, me siguri nuk do ta pranonin një turp në këtë kohë. Se për kundërthëniet e qeverive të tyre janë gjithnjë standard. Tashmë bota i  njeh, nuk ka protokoll për asnjërin guvernator të tyre për një qëndrueshmëri nëpër kohë.  /2lonline/

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE