Abetarja dhe treni!

Abetarja dhe treni!

Shkruan: Refik HASANI

Beogradi ka lëshuar në qarkullim në vijën hekurudhore Beograd-Mitrovicë,pas shumë e shumë aktiviteteve të shumta që është duke bërë vetëm në muajin dhjetor dhe tani në muajin janar që jemi Beogradi ka marrë një sërë aktivitetesh,murin,treni,tuneli, propaganda të shumta dhe një luftë speciale, një luftë psikologjike. Beogradi, po ju afron Serbëve lokal tren, po vazhdon të ndan mjete ku për vitin 2017, ka planifikuar mbi 40 milion euro vetëm për pakicën Serbe në Kosovë.

Kurse,Prishtina e Tirana zyrtare ende nuk kanë zgjidhur edhe pas gati dy dekadave çështjen e Abetareve në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Titulli që mban kësaj here Abetarja është domethënëse pasi Prishtina e Tirana zyrtare ende si duket nuk e kan mësuar shkronjat e Alfabetit, ne jemi në fazën e të mësuarit të Alfabetit politik, diplomatik të Serbisë që është në ofanzivë politike e diplomatike, që është duke sulmuar nga të gjitha drejtimet si me propagandë dhe me cenim të sovranitetit të Republikës së Kosovës. Abetarja është pasi Prishtina e Tirana ende si duket jan në fazën që nuk janë duke kuptuar zhvillimet e forcimit të Rusisë, krizën në BE, zhvillimet e terrorizmit Global e kështu me radhë.

Ende Prishtina e Tirana zyrtare jan duke u mjaftuar me nga një deklaratë të thatë pasi kanë një Abetare politike që i ka udhëhequr në mënyrë institucionale jo drejtë. Treni i lëshuar në qarkullim që nuk dihet, qëllimi,misioni, ku më shumë është investim i Rusisë apo i Serbisë në të gjitha kuptimet.

Treni dhe për kohën e udhëtimit, A do të arrijnë shpejt të përvetësohen shkronjat e Abetares politike e diplomatike. Ende Prishtina e Tirana janë duke menduar që Serbia nën ombrellën e Jugosllavisë që kishte një tren të asaj kohe të quajtur ,,Akropolisë’’, që qarkullonte mesë për mesë RSFJ, atëherë nuk ishte rrezik.

Por, treni që do të fillon së qarkulluari ilegalisht nga Beogradi deri në Mitrovicë pa lejen e Autoriteteve të Republikës së Kosovës është një alarm, një sinjal për Prishtinën e Tiranën kur kjo ndodhë pas arrestimit të ish-Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Beogradi si ka filluar kështu ,,për çdo ditë do të lansojë nga një produkt të vetin’’, mundë të gjendemi para një situate të rrezikojmë seriozisht. Deri sa ne ndahemi e përçahemi çdo kund e për gjithçka-Beogradi nuk ndalet.. kjo i bije “ uji flenë e armiku nuk flenë”, si që thotë një fjalë e urtë shqipe.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE