Plani Zhvillimor Komunal që Komuna nxitoi që ta miratoj në kohë fushate është dokumenti më i rëndësishëm i komunës që përcakton kahet e zhvillimit të Gjilanit për tetë vitet e ardhshme.
Riza Abdyli, shef i grupit të këshilltarëve komunal të PDK-së
Nxitimi për ta miratuar këtë plan, tregon më së miri friken që ka kjo qeverisje nga zgjedhjet e 17 tetorit, si dhe tentativën që ky dokument shumë i rëndësishëm për komunën e Gjilanit, ti lihej qeverisjes së ardhshme për zhvillimin e qytetit të Gjilanit.
Miratimi i Planit Zhvillimor Komunal nuk u rekomandua, pasi që opozita nuk u pajtua që të bëhet tani miratimi i tij.
E këtë nxitim, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, e ka arsyetuar edhe Avdyl Aliu, njëri nga dy anëtarët e LDK-së në Komitetit për Politikë dhe Financa, duke thënë se ka rastisë që ky dokument shumë i rëndësishëm të vije për votim në Kuvend në seancën e fundit, pasi që kjo është varur nga Ministria. Ai nuk ka hezituar që ti fajësoj edhe dy partitë opozitare në Gjilan, Lëvizjen Vetëvendosje dhe Partinë Demokratike të Kosovës, për ngritje dore “kundër” rekomandimit për miratim e Planit Zhvillimor Komunal nga Kuvendi Komunal.
Ngecja në fushën e planifikimit nga kjo qeverisje u pa qysh nga fillimi i qeverisej së saj. Madje, kjo qeverisje ishte ajo që miratoi pesë Plane Rregulluese të Hollësishme në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi, prej të cilave tri janë anuluar (“Qendra 2”, “Qendra 3” dhe “Lagjja e Spitalit”) dhe dy të tjera (“Fidanishte 2” dhe “Qendra 4”), mbeten ende në fuqi.
Edhe pse për këto dy të fundit në vitin 2017, Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kishte kërkuar nga Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit e Komunës së Gjilanit, që të inicioj procedurën për pezullimin e Planeve Rregulluese të Hollësishme “Fidanishte 2” dhe “Qendra 4”, e brenda të cilave Plane Rregulluese të Hollësishme gjenden parcela që janë pronë e anëtarit të LDK-së në Komitetin për Politik dhe Financa apo të afërmve të tij. Këto dy Plane Rregulluese të Hollësishme vazhdojnë të mbeten ende në fuqi, për kundër paktit se për hartimin e këtyre 2 planeve është përdorur baza e vjetër ligjore, bazë kjo e përdorur edhe në tri planet e tjera të anuluara.
Gjatë kësaj qeverisje, kemi edhe shumë ndërhyrje të kundërligjshme në dokumentet e planifikimit hapësinor- Planet Rregullues Urbane, e që sot kemi edhe objekte të ndërtuara me leje ndërtimore të lëshuara nga Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në parcelat kadastrale të dedikuara për ndërtimin e institucioneve arsimore dhe ndërtim të infrastrukturës, bazë për lëshimin e të cilave kanë qenë vendimet e kundërligjshme të nxjerra nga Kuvendi Komunal, e posaçërisht nga mazhoranca.
Anëtari i LDK-së, dështimin e qeverisjes në shkuarje për ta miratuar Planin Zhvillimor Komunal, tentoj që t’ia mveshë opozitës. Siç duke, ai ka harruar se vendimi për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal është nxjerr në vitin 2016, sipas të cilit vendim bartësi i hartimit të dokumentit të planifikimit hapësinor, ka qenë i obliguar që dokumentin e planifikimit hapësinor ta hartoje në afat prej: 1. (një) vit nga dita e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, e që tani me datë 27.10.2021, bëhen plot pesë vite nga nxjerrja e këtij vendimi. Aty, ai nuk heziton të përmend edhe thënien e njëri nga anëtarët e opozitës, se: “jemi kundër Planit Zhvillimor të Komunës së Gjilanit”, e që në të vërtet opozita ka qenë që miratimi i këtij dokumenti ti lihet legjislaturës së ardhshme për miratim, pasi që ky dokument do të përcakton kahet e zhvillimit të Gjilanit për tetë vitet e ardhshme, e jo nga qeverisja në shkuarje.
Andaj, prioritet i kësaj qeverisje në shkuarje nuk ka qenë asnjëherë hartimi i Planit Zhvillimor Komunal, por ka qenë krijimi i mundësive të reja për grupe të caktuara të interesit dhe në dëm të interesit të përgjithshëm apo qytetarëve të Gjilanit.
Bazuar në të lartcekurat, konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt lidhur me veprimet zvarritjen e procesit të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Gjilanit, si dhe për votimin “kundër” rekomandimit për miratim e Planit Zhvillimor Komunal nga Kuvendi Komunal.