Abdyli i PDK-së: Projektet që s’po kryhen!

Abdyli i PDK-së: Projektet që s’po kryhen!

Shefi i Grupit të PDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit, Riza Abdyli, duke folur për raportin e punës së kryetarit të Gjilanit, për periudhën janar-dhjetor 2019, fillimisht është ndërlidhur me fjalën e kryetarit të komunës, Lutfi Haziri, që tha se e ka durimin politik, por që sipas Abdylit, kohëve të fundit kryetari Haziri po e humb atë.

Kur jemi te raporti në fjalë, Abdyli i PDK-së tha se ai po përsëritet prej herëve të kaluara, për drejtori të caktuara dhe se kjo bije në barrën e kryetarit të komunës sepse ai thirret se është raport i tij.

Abdyli tha se kjo nuk është një praktik e mirë kur raportet na përsëriten vit pas viti dhe kjo është shqetësuese, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Përndryshe, Riza Abdyli kritikën e tij në emër të PDK-së, e ka fokusuar në projektet që nuk janë realizuar e po vonohen. Ai përmendi mos investimet për çështjen e ujit të pijes, përkundër problematikës me të cilat është ballafaquar Gjilani. Po ashtu përmendi projektin e stadiumit të qytetit që po zvarritet dhe përfundimi është i largët. Po ashtu edhe projekti i palestrës së sporteve në Zhegër, një projekt, që sipas Abdylit, nuk është fare afër kryerjes.

“Projektet po zvarriten dhe kryetari i komunës nuk po merret me to dhe kjo është shqetësuese për qytetarët e Gjilanit. Po ashtu edhe projekti i Mirushës është stërvonuar nuk po kryhet”, tha Abdyli.

Ai vërejtjet e tija të mëtutjeshme i adresoi edhe në mosmirëmbajtjen e hapësirave të gjelbëruara, të varrezave të dëshmorëve, parqeve… që nuk po mirëmbahen. Drunjtë te varrezat e dëshmorëve janë tharë për shkak të mosmirëmbajtjes. Po ashtu edhe parku te lagjja Dardania, po ta vizitosh e sheh se është tmerr gjendja atje, tha ai, transmeton 2LONLINE.com.

Trajtimi i ujerave të zeza po ashtu është një fushë në të cilin Abdyli i ka adresuar në adresë të pushtetit. Kemi vende ku vazhdojnë të dalin ujërat e zeza nëpër sipërfaqe edhe aty ku ka kanalizime. Përveç rrjeteve të vjetruara edhe projektet e reja nuk po bëhen në mënyrën më të mirë, profesionale, tha tutje ai.

Abdyli përmendi edhe punët që po bëhen në qendër ku tha se nëse aty po dëshirojnë ta bëjnë rrugën katër-korsi, atëherë kjo është e gabuar. Kudo, qendra e qytetit është për sheshe, bulevarde, parqe, hapësira për qytetarë e jo rrugë katër-korsi e asfalte.

KOMENTE