Drejtoria Komunale e Arsimit në Viti ka mbajtur një takim me Këshillin Komunal të Prindërve.
Gjatë këtij takimi ky këshill është njoftuar nga drejtoresha e Arsimit, Fatbardha Emini mbi punën e kësaj drejtorie, konkretisht të aktiviteteve që janë zhvilluar dhe do të zhvillohen në shkollat e komunës së Vitisë.
Po ashtu në këtë mbledhje Këshilli i Prindërve ka zgjedhur kryetar të këtij këshilli z. Avdyl Misini dhe anëtarët e kryesisë prej 9 anëtarëve. Përndryshe Drejtoresha Emini i njoftoj ata mbi punën e kësaj në përmirësimin e vazhdueshme të kushteve për nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave vitiase.