Abdyl Kurteshi synon ulëse në Kuvendin Komunal të Gjilanit, premton se do të jetë zë i qytetarëve pa dallim
Subjektet politike të cilat do të garojnë në zgjedhjet lokale të tetorit krahas kandidaturave për kryetar komune kanë filluar t’i finalizojnë edhe listat garuese për Asamble Komunale.
Në këtë drejtim është duke punuar edhe Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan.
E veçanta e listës së këtij subjekti politik është edhe përfshirja në të, e Abdyl Kurteshit, afaristit të njohur të Komunës së Gjilanit, i cili do të synojë për herë të parë ulëse në Kuvendit Komunal, për të qenë në shërbim të qytetarëve, transmeton 2LONLINE.com.
Kurteshi, që vije nga një familje me taban kombëtar dhe i dëshmuar edhe në fushën e afarizmit, mësohet se ka marrë besimin që të jetë pjesë e Listës së Vetëvendosjes, në këtë garë, pasi dëshiron që edhe në këtë mënyrë të jetë në shërbim të qytetarëve gjilanas.
Ai e ka konfirmua këtë kandidaturë, duke bërë me dije se do të jetë pjesë e listës garuese për Asamblenë Komunale të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Të nderuar miq, Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se do të jem pjesë e listës garuese për Asamblenë Komunale të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetvvendosje. Ju premtoj se do të jem zëri i arsyes suaj, pa dallime partiake për të mirën e komunës sonë. Pres mbështetjen dhe besimin tuaj”, ka thënë Abdyl Kurteshi, në adresim e tij të parë, për qytetarët gjilanas. /2LONLINE/
