DYLON

Abdixhiku: LDK i konsideron të përmbyllura diskutimet mbi çështjen e Presidentit

Abdixhiku: LDK i konsideron të përmbyllura diskutimet mbi çështjen e Presidentit
Avatar photo Redaksia

“Përkundër përpjekjeve për 53 ditë kushtetuese për të gjetur zgjidhje rreth çështjes së Presidentit, dhe vetëm Presidentit, sot, me keqardhje them se nuk kemi arritur të gjejmë një zgjidhje”, ka thënë Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së.

Sipas tij, Presidenti nuk mund të jetë zgjatim i Qeverisë. Insistimi për një President të VV-së na dërgoi në krizë para aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Insistimi i sërishëm për President të VV-së nuk e ndërpreu krizën që na dërgoi në Gjykatën Kushtetuese. Asgjë nuk ka ndryshuar.

EkoHigjiena

“Përkundër përpjekjes sonë për konsensus, përkundër gatishmërisë sonë për një kandidat konsensual, me keqardhje themi se insistimi për një President nga radhët e VV-së e pamundëson mbështetjen tonë për çështje parimore, logjike dhe në interes të Republikës. Çështjet tjera, propozimet tjera, nuk kanë mund të trajtohen pa kapërcyer çështjen thelbësore të krizës – Presidentit. Prandaj, nga sot, LDK i konsideron të përmbyllura diskutimet mbi çështjen e Presidentit”, thotë Abdixhiku.

I pari i LDk-së ka tythënë se provuan për 53 nga 60 ditët kushtetuese. “E drejtë është të mos shpenzojmë gjithë kohën e mbetur. U lëmë rastin të tjerëve të kontribuojnë në këtë drejtim. Shmangja e zgjedhjeve të reja do t’i kontribuuonte stabilitetit të vendit. LDK as nuk mund t’i shkaktojë e fatkeqësisht as parandalojë ato”.

“Nga tash e tutje, do të vazhdojmë angazhimin për përbashkimin e madh të së djathtës brenda LDK-së; si domosdoshmëri politike dhe si përgjigje ndaj nevojës së qytetarëve për një alternativë serioze, të qëndrueshme dhe shtetformuese”, ka thënë  Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së. /2LONLINE/