/2L ONLINE/ – Shefi i Grupit të Këshilltarëve të PDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit, Sahit Abazi ka kërkuar në seancën e sotme, të Kuvendit Komunal të Gjilanit, që të kthehet në diskutim çështja e rehabilitimit të ujërave të zeza, përkatësisht rreth kredisë që duhet marrë për këtë çështje. Abazi ka thënë se kjo çështje duhet të rishikohet kjo çështje sepse shumë e cila duhet kthyer komuna ndër vite do të jetë e papërballueshme ekonomikisht, sidomos kur t’i shtohet edhe pjesa e dytë e kredisë që duhet komuna me e marrë.
Abazi ka thënë se është interesuar për këtë çështje si trajtohet edhe në komuna tjera dhe ka përmend shembulli ne Pejës e cila po ashtu do ta bëjë të njëjtën çështje por jo përmes marrjes së kredisë por me mjete nga qeveria dhe fonde tjera. ,
Ai tha se në fillim kjo kredi mund të nduket e butë dhe e ëmbël por më vonë do të jetë e papërballueshme, ku sipas tij do të duhej që në viti të kthehen 700 mijë euro. Ai tha se është një çështje që nuk gjeneron asgjë por vetëm zgjidh një çështje.
Abazi ka ngritur edhe çështjen e ushqimi brenda kampusit, kompleksit të shkollave të mesme, ku sipas tij ka ankesa për çmime të shtrenjta. Sipas tij çmimet nuk korrespondojnë me çmimin e tregut, andaj duhet të të ndërhyhet, një masë e fëmijëve e prindërve nuk kanë fuqi t’i përballojnë, shpenzimet, për të paguar për ushqim dhe ujë, që edhe ashtu jashtë kampusit janë më lirë,
Ai tha se do të ketë pakënaqësi nga prindërit dhe nxënësit nëse nuk ndërhyhet.
Abazi i PDK-së, ka parashtruar pyetje edhe për drejtorinë e shërbimeve publike, duke kërkuar informacione për lumin që kalon nëpër dy fshatrat Livoç i Poshtëm dhe i Epërmë, ku ka mbetje të shumta, edhe plehra të banorëve, por edhe të banorëve të lokaliteteve tjera. Ai kërkoi të dijë se a ka plan, çfarë të bëhet me këtë lum, sa herë pastrohet në vit, si dhe a ka komuna, drejtoria zgjidhje afatgjate.
Seanca po vazhdon. /2L ONLINE/